Kalo te përmbajtja

Organizimi

Këshilli Pedagogjik

Trupi profesional i shkollës. Planprogrami, suksesi i nxënësve, provimet dhe zhvillimi i mësimdhënësve.

Trupi profesional

Kush e përbën

Këshillin pedagogjik e përbëjnë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë dhe bashkëpunëtorët në mësim. Këshillin pedagogjik e udhëheq drejtori.

Mbledhjet e Këshillit pedagogjik mbahen sipas nevojës.

Kompetencat

Detyrat e këshillit

Këshilli pedagogjik:

  1. 01

    Shqyrton mënyrën e realizimit të planprogramit mësimor.

  2. 02

    Verifikon suksesin e përgjithshëm të nxënësve.

  3. 03

    Përcakton dhe miraton programet e punës së aktiveve profesionale.

  4. 04

    Vendos për lavdata dhe shpërblime dhe propozon masa disiplinore ndaj nxënësve.

  5. 05

    Në bazë të propozimeve të drejtorit zgjedhen komisionet për provime të nxënësve dhe caktohen afati, forma dhe mënyra e dhënies së provimeve.

  6. 06

    Propozon lavdata dhe shpërblime për mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesionalë dhe bashkëpunëtorë në mësim; zgjedh përfaqësuesin e mësimdhënësve në Këshillin drejtues.

  7. 07

    Ndihmon përsosjen profesionale të mësimdhënësve.

  8. 08

    Shqyrton raportet e këshillave të klasave dhe aktiveve profesionale.

  9. 09

    Kryen edhe punë tjera në interes të shkollës.

Organizimi

Raporton dhe bashkëpunon me

Këshilli pedagogjik e udhëheq drejtori

Për planprogramin, provimet ose suksesin e nxënësve, na shkruani në faqen e kontaktit.

Kontakti