Kalo te përmbajtja

Historiku i shkollës

Duke ecur perspektivës së zhvillimit

Nga administrimi i UNMIK-ut deri te Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë KEKA-MED në Klinë.

Ndërtesa e Shkollës së Mesme të Mjekësisë KEKA-MED në Klinë

Hyrje

Arsimi parauniversitar dhe vendi i KEKA-MED

Sektori i arsimit parauniversitar në Kosovë ka pësuar transformime të konsiderueshme. Si shumë sektorë të tjerë zhvillimorë, sektori i arsimit është ndikuar nga zhvillimet politike që karakterizuan proceset e shtet-ndërtimit në Kosovë.

Elita e një shoqërie janë njerëzit e shkolluar. Të shkolluarit janë një hap më përpara shoqërisë sepse kanë eksperimentuar dijet e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror. Andaj, kjo frymë duhet mbajtur e gjallë, madje, gjatë gjithë jetës!

Kronologjia

Nga UNMIK te KEKA-MED

Faktet e historikut, të renditura sipas viteve. Asnjë datë e shtuar përtej tekstit të shkollës.

  1. 1999–2000

    UNMIK administron arsimin

    Pas përfundimit të luftës, në periudhën 1999–2000, sistemi arsimor në Kosovë është udhëhequr dhe administruar nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

  2. 2000–2001

    Autoritete lokale

    Në vitin 2000 dhe 2001, Kosova filloi themelimin e autoriteteve lokale, një proces ky që rezultoi me krijimin e Qeverisë së Kosovës dhe MASHT-it në vitin 2002.

  3. 2002

    MASHT

    Krijimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) shënon kalimin e administrimit të arsimit te institucionet e Kosovës.

  4. 2008

    Pavarësia

    Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, MASHT-i dhe komunat morën përgjegjësitë për administrimin dhe udhëheqjen e sektorit të arsimit. Të gjitha këto zhvillime ndodhën brenda periudhës 10-vjeçare.

  5. 2012–13

    Themelimi i KEKA-MED

    Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë KEKA-MED u themelua në vitin 2012–13, në Klinë, në lëminë e punës së shëndetësisë.

  6. 2021

    Profilet e licencuara, siç ishin shkruar

    Profilet arsimore të cilat janë të licencuara dhe funksionojnë në këtë shkollë (viti 2021, kur po shkruhej ky tekst) janë Infermieri e Përgjithshme, Teknik i Farmacisë, Asistent i Stomatologjisë dhe Drejtimet e gjimnazit.

  7. 2025

    Licenca 03-1082 dhe akreditimi i IT e laboratorit

    MASHTI lëshon vendimin e licencës 03-1082: relicencon infermierinë, farmacinë dhe asistentin dentar; licencon për herë të parë TIK me elektronikë dhe Teknikun e Laboratorit Mjekësor. AKK, më 2 maj 2025, i akrediton këto dy kualifikime të reja për periudhën 1 shtator 2025 – 31 gusht 2028.

Themelimi

Një institucion privat në Klinë

Duke u nisur nga këto parime, gjithnjë me vizionin që t’i kontribuojmë dijes, shoqërisë, dhe, pse jo, edhe familjes dhe perspektivës të së ardhmes, filloi t’i jetësojë këto parime Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë KEKA-MED.

Kjo shkollë është në Klinë dhe është institucion privat i Arsimit Parauniversitar i cili ofron Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP) dhe Aftësim Profesional Për të Rritur (APRR) për nevojat e tregut të punës.

Sot, numri i shkollave publike dhe private është mjaft i madh, i shtrirë në gjithë territorin e shtetit. Brenda këtij mjedisi, kanë zënë vend edhe shkollat private.

Gjatë dekadave në vazhdim në këtë shkollë do të ndjekin mësimet nxënës nga të gjitha anët e Dukagjinit, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës Lindore.

Shkolla KEKA-MED, Klinë

Viti 2021

Profilet e licencuara, siç ishin shkruar

Teksti i historikut i shënon këto katër profile si të licencuara dhe në funksion në vitin 2021, kur po shkruhej.

Shtesa të mëvonshme

IT dhe Laboratori, tani të licencuara (2025)

Teksti i historikut i 2021-shit i rendit katër profile. TIK me elektronikë dhe Tekniku i Laboratorit Mjekësor nuk ishin në atë listë. Në vitin 2025 u licencuan nga MASHTI (vendimi 03-1082) dhe u akredituan nga AKK, 1 shtator 2025 – 31 gusht 2028. Datën se kur nisi mësimi për herë të parë nuk e kemi; këtu shënohet vetëm licenca dhe akreditimi.

Puna e shkollës

Edukon, arsimon dhe aftëson

Kjo shkollë EDUKON, ARSIMON dhe AFTËSON nxënësit në aspektin teorik dhe praktik dhe pas mbarimit të shkollimit nxënësit mund të punësohen dhe po ashtu edhe të vazhdojnë shkollimin e tyre të mëtejmë në profesionin që e kanë përzgjedhur.

Pra, përgatit profesionistë për tregun e punës (në profesionet përkatëse që përmendëm) dhe, po ashtu, shkollarë që duan t’i vazhdojnë dijet e tyre në universitete dhe kolegje të ndryshme.

Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë KEKA-MED në Klinë është një nga shkollat më të zhvilluara në aspektin e AFTËSIMIT dhe EDUKIMIT, ngritjes së cilësisë së nxënësve, dhe kjo është e dëshmuar me arritje të dokumentuara nga viti i themelimit deri më sot.

Infrastruktura

Kushtet e përmendura në historik

Infrastruktura e Shkollës së Mesme Profesionale të Mjekësisë KEKA-MED në Klinë përmbush të gjitha kushtet për një mësim të kualitetit të lartë, të pajisur me shumë kabinete cilësore dhe me mjete teknologjike të avancuara.

Klasat e Shkollës KEKA-MED
  • Kabinete cilësore
  • Projektor
  • Kompjuter
  • Printer / fotokopje
  • Shkallë emergjente
  • Sallë e vogël e edukimit fizik
  • Alarm kundër zjarrit
  • Kamera vëzhguese
  • Bibliotekë
  • Sigurim i plotë

Këto kushte e bëjnë këtë qendër cilësore dhe atraktive për nxënës.

Stafi dhe donatori

Mësimdhënës aktivë, të kualifikuar

Gjithë mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Profesionale të Mjekësisë KEKA-MED në Klinë janë aktivë, të kualifikuar dhe shumë të përgatitur.

Në aspektin profesional punojnë konform kurrikulës dhe standardeve profesionale, dhe vazhdimisht janë të përkrahur nga donatori për ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Në këtë mënyrë, stafi udhëheqës, po ashtu edhe mësimdhënësit, gjejnë mbështetjen e donatorit të shkollës.

Procesi mësimor

Gjithëpërfshirës, me objektiva të qarta

Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë KEKA-MED në Klinë ka një proces efikas dhe gjithëpërfshirës të mësimit, i cili i përfshin të gjithë partnerët. Në vazhdimësi shkolla fuqizohet me objektiva të qarta, me synime gjithnjë e më të larta për një rrugëtim të suksesshëm.

Kapacitetet e shkollës janë të shumta, të cilat variojnë nga infrastruktura fizike, ku shkolla i përmbush të gjitha kriteret bashkëkohore, deri te menaxhmenti i shkollës, i cili, duke bashkëpunuar me mësimdhënësit, këshillin e shkollës, aktivet profesionale e mekanizmat e tjerë të shkollës, të cilët janë shumë të rëndësishëm në procesin e mësimdhënies, arrin një standard të lartë të performancës që e bën të vlerësuar procesin mësimor.

Metodat e reja mësimore, pjesëmarrja e nxënësve dhe angazhimi i tyre në praktikë profesionale brenda shkollës, janë një ndihmesë e madhe në përgatitjen profesionale të nxënësve.

Menaxhmenti i shkollës, në vazhdimësi, teston kualitetin, bën vetëvlerësimin sipas kritereve të pranuara, qartëson dhe i bashkërendon idetë për një mësimdhënie të suksesshme me të gjithë akterët relevantë të shkollës, në të gjitha fushat e veprimit.

Cilësia

Drejtori dhe Bordi i Shkollës

Të gjithë punën e shkollës e vlerëson drejtori dhe Bordi i Shkollës (drejtuesi më i lartë i shkollës), të cilët janë pika kyçe e kontrollit të cilësisë në shkollë.

Drejtori dhe Bordi i Shkollës e kompletojnë punën e njëri-tjetrit dhe janë të informuar për të gjitha aspektet e funksionimit të shkollës.

Nga faqja e vjetër

Çfarë na bën të veçantë

Teksti i komentuar i ballinës, i sjellë këtu sepse i takon të njëjtit rrëfim të shkollës.

Klasat e Shkollës KEKA-MED

Komunikimi me familjen

Marrëdhëniet pozitive midis prindërve, nxënësve dhe mësuesve janë themeli i mjedisit tonë të të mësuarit dhe ne inkurajojmë komunikimin e vazhdueshëm për të siguruar suksesin e fëmijës suaj. Ju mirëpresim në komunitetin shkollor të KEKA-MED, një kulturë në të cilën ne besojmë se çdo nxënës mund të ngritet dhe të shkëlqejë.

Mjedisi mësimor në KEKA-MED

Cilësia e stafit mësimor

Ne e dimë se sa e rëndësishme është të kesh staf cilësor për edukimin e fëmijës tuaj dhe në këtë shkollë mësuesit vlerësohen dhe respektohen shumë. Të gjithë ata janë të përkushtuar të punojnë me dashuri për të krijuar një personalitet me dije dhe edukatë brenda secilit nxënës dhe janë trajnuar për të promovuar të menduarit e pavarur në të gjithë shkollën.

Laboratori i mjekësisë në KEKA-MED

Mësimdhënia

Ne i përgatisim nxënësit tonë për jetën pas shkollës, jo vetëm duke u dhënë atyre një arsim të gjerë dhe të ekuilibruar mirë, por gjithashtu duke futur vlera dhe qëndrime të sakta për t'i dhënë atyre fillimin më të mirë në jetë. Ne ushqejmë një dashuri për të mësuar, së bashku me një udhëtim mësimor, ku përmes mundësive praktike ne stimulojmë dhe frymëzojmë ata për të arritur qëllimet profesionale dhe jetësore.

Vazhdoni te drejtimet ose na shkruani

Katër profilet e 2021-shit dhe dy shtesat e mëvonshme janë në /drejtimet.